PD publikon dosjen e dënimit të vëllait të ministrit të Brendshëm

schedule18:16 - 9 Maj, 2018

schedule 18:16 - 9 Maj, 2018

Dokumetet origjinale që mbajnë në duar thonë se vërtetojnë akuzat që rreth një vit më parë ia artikuluan edhe nga foltorja e parlamentit, por që ministri i Brendshëm iu kundërpërgj duke i sfiduar.

Enkelejd Alibeaj: “Faktet dhe provat e dënimit të vëllait të Ministrit të Brendshëm janë në dy ekrane”. 

Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është dënuar nga gjykata e kasacionit të Italisë në 25 Shtator 2012 me 7 vite e dy muaj burg. Dosjen e bëri publike Partia Demokratike, ku vëllai i Fatmir Xhafajt akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal, të cilët trafikonin mes Europës dhe SHBA-së lëndë narkotike.

Gazment Bardhi: Në kërkesën e prokurorisë së datës 8 Maj 2002, prokuroria italiane evidenton të gjitha episodet e dokumentuara ku është i përfshirë Agron Xhafaj, duke përmendur trafikimin e 50 kg heroinë, 300 kg kokainë, përsëri 40 kg heroinë, si dhe rastet kur furnizues i drejtpërdrejt i heroinës është Agron Xhafaj. Janë të paktën 8 raste që nga Gjykata italiane e Leçes, është dokumentuar përfshirja e drejtpërdrejtë e Agron Xhafajt në trafik ndërkombëtar të heroinës, kokainës dhe kanabisit.

Demokratët i drejtojnë disa pyetje ministrit Xhafaj.

Enkelejd Alibeaj: 1)    A e ka përfshirë Fatmir Xhafaj vëllain e tij Agron Xhafaj në listën e personave me rekorde kriminale?

2)    Pse ai jeton i lirë në territorin shqiptar, ndërkohë që rezulton i dënuar për trafik droge në Itali dhe nuk ka vuajtur asnjë ditë të dënimit të tij?

3)    A është ai person i skeduar dhe nën vëzhgim nga Policia e Shtetit për shkak të aktivitetit të tij të mëparshëm në trafikun e drogës?

4)     A është familja “Xhafaj” një nga familjet mafioze që veprojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë?

5)    A ka operacioni “Forca e Ligjit” ka efekt mbi vëllain e Ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj të dënuar për trafik droge, apo ai është i paprekshëm sa kohë Ministër i Brendshëm dhe drejtues i operacionit është Fatmir Xhafaj?

6)    Pse nuk ka përmbushur përgjegjësitë e tij ligjore Ministri i Brendshëm, për të kërkuar identifikimin e këtij shtetasi dhe për të verifikuar nëse është apo jo i dënuar?

7)    Pse nuk ka kërkuar nisjen e procedurave për arrestimin dhe më pas ekstradimin e tij në Itali, siç ka vepruar për shtetas të tjerë?” 

Mburojë për mosarrestimin e Agron Xhafajt është bërë i vëllai akuzojnë demokratët, sipas të cilëve, i siguroi jetën e lirë në Shqipëri që nga viti kur u dënua me vendim të formës së prerë.

Enkelejd Alibeaj:  Ku ka qëndruar? Në Shqipëri, besoj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!