Pas statujës së drejtësisë partia Demokratike ka publikuar simbolin e dytë të protestës kundër qeverisë. Është një hartë familjeve politiko-mafioze në Shqipëri, një një instalacion për të simboliziar qeverinë e Edi Ramës në 5 vitet e fundit.
“Për herë të parë, gjatë qeverisë së Ramës Shqipëria mori kudo në Perëndim imazhin e një vendi që, me mbeshtetjen e qeverisë, prodhon dhe trafikon vetëm kanabis dhe krim, duke u cilësuar gjerësisht në botë si Kanabistan”.
Në orën 10.00 në mes të Bulevardit, në vijë të drejtë me Renë e Galerisë së Arteve të rinjtë e PD sjellin simbolin e dytë të protestës kundër qeverisë që mbështet trafikun e drogës.
Harta e familjeve politiko mafioze është një instalacion për të simboliziar qeverinë e Edi Ramës në 5 vitet e fundit. Për herë të parë, gjatë qeverisë së Ramës Shqipëria mori kudo në Perëndim imazhin e një vendi që, me mbeshtetjen e qeverisë, prodhon dhe trafikon vetëm kanabis dhe krim, duke u cilësuar gjerësisht në botë si Kanabistan. Harta është rreth 2 metra e gjysëm e lartë dhe mban emrat e personave të akuzuar publikisht ose që janë dënuar vetë për krime të rënda, ose që kanë lidhje të forta me trafikun e drogës dhe krimin e organzuar me vend. Në hartë janë emrat e Mark Frrokut, Arben Ndokës, Armando Prengës, deputetët e qeverisë të përjashtuar për vrasje, prostitucion,trafik droge. Janë emrat e Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Elvis Roshit, kryebashkiakëve të lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, si dhe të njerezve të afërt politikë të Edi Ramës, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Granoz Ruci e Taulant Balla. Bashkë me Balilin, Eskobarin e Ballkanit që kontrollon Sarandën dhe nuk kapet nga policia, harta e drogës dhe e familjeve mafioze me mbështetje qeveritare, është dëshmia se Edi Rama bashkëqeveris me krimin e organizuar.
/abcnews.al