Sali Berisha i pret biletën e fundit kryebashkiakut të burgosur të Tiranës, Erion Veliajt. Ai ka bërë të qartë, se këshilltarët e opozitës do të votojnë pro shkarkimit të Veliajt ditën e martë.
“Trillojnë për marrëveshje Rama-Berisha. Jo. Spo shkojmë ne tek ata, por po vijnë ata tek ne. Po vendos Rama të bashkojë votat me ne. Ne smund të mos votojmë pro një kërkesë që e kemi bërë ne të parët dhe në çdo mbledhje. E qartë kjo besoj? E qartë? Po vijnë ata te ne, natyrisht jo për qëllimet tona, por për të Ramës, se Rama s’mund ta mbajë si gur vari në qafë Veliajn, do ta groposë sa më shpejt.”
Se kush shkon ku s’ka më rëndësi, rëndësi ka që mazhorancë dhe opozitë të martën do të bëhen bashkë për të shkarkuar përfundimisht Erion Veliajn. Një kronikë e paralajmëruar, se ai do të mbetej i vetëm i izoluar si fizikisht edhe politikisht në betejën e tij.
Këtë të premte, doktori mori në seli një tjetër ish-kryebashkiak, Xhelal Mziun pas tritolit në banesën e tij. E bindi se shpërthimi nuk është sulm personal, por politik.
“Nuk kam asnjë lloj konflikti gjatë karrierës time, asnjë borxh. E shoh akt politik. Është sinjal për të treguar se nuk mundet të sillesh ndaj kësaj qeverie. Është hakmarrje politike”
Xhelal mziu, i cili ishte kijdesur te mos vishte as kolllare te kuqe dhe as shami te kuqe ne xhep, tha se nuk kishte borxhe personale ndaj askujt.
po si nuk ka konflikte xhelali? per kete nuk ke nevoje te shkosh thelle ne te shkuaren e tij te perfolur si kryetar bashkie
“Ne do ju grushtojmë, ne do ju mbysim, ne do ju shporrim.”
Xhelali ska konflikte, por konfliktet e ndjekin Xhelalin. 5 muaj më parë, ai rrahu në Bulqizë një zyrtar shteti bashkë me nipin e tij për fushatë. Një dhunë të cilën e kishte paralajmëruar më herët gjatë një takimi elektoral. Mziu e pranon se nuk e di kush janë autorët dhe pse, por këto punë i di më mirë Berisha.
“Banesa e deputetit Xhelal Mziu, duke qenë brenda në banesë, është sulmuar me tritol nga banditë shtetërore. Bandat janë pronë e shtetit. Ky akt vjen pas qëndrimit të djeshëm antikushtetues të kreut të organizatës. Ka një qëllim, të mbyllë gojën e opozitarëve”
Por si do të përgjigjet opozita?
“Ne do i përgjigjemi dhëmb për dhëmb”
Por Xhelali kishte ardhur me vonesë në seli. Doktori e justifikoi me trafikun e Tiranes, por me kaq u mbyll dhe kjo punë.
“Xhelal, ulu aty sa mbaroj njëçik unë”
Prioritet për momentin s’është Kamza, por Tirana./abcnews.al

