PD: Premtimet për legalizimet nuk u mbajtën, sot shqiptarët po nxirren në mes të katër rrugëve

schedule09:43 - 4 Shkurt, 2022

schedule 09:43 - 4 Shkurt, 2022

Partia Demokratike ka publikuar sot një video ku kryeministri Edi Rama premtonte procesin e legalizimeve.

PD thotë se Rama i mashtroi shqiptarët për votat në zgjedhje ndërsa sot po i nxjerr në mes të katër rrugëve duke u çuar dëm mundin e një jete.

Deklarata e PD

Edi Rama i ka mashtruar shqiptarët para çdo pale zgjedhjesh se do tu legalizonte shtëpitë. U ka marrë votat e më pas u ka vënë rruspat për projekte korruptive si ai i 5 majit, ku një prej ndërtuesve është trafikant droge, për të cilin Partia Demokratike ka kallzuar penalisht Erjon Veliajn.

Sot Edi Rama po i nxjerr në mes të katër rrugëve qindra qytetarë të Tiranës duke u çuar dëm mundin dhe sakrificën e një jete.

Edi Ramës nuk i bëhet vonë për shqiptarët

Edi Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!