Partia Demokratike akuzon Policinë e Shtetit se ka fshehur rrëmbimin e dy personave, Agron Molla dhe Gëzim Hysa në Shkodër. Nëpërmjet deputetit Ervin Salianji demokratët kanë bërë publike komunikatën e policisë ku familjarët kanë denoncuar për rrëmbimin e tyre.
“Në komunikatën e policisë të cilën ne e disponojmë, familjarët kanë denoncuar në polici për rrëmbimin e dy familjarëve të tyre, të dy thuajse në një distancë të vogël kohore ndaj njëri-tjetrit. Për të dy personat, Policia e Shtetit nuk ka bërë asnjë veprim, përveçse iu komunikon qytetarëve se si janë larguar nga shtëpia. Sot u bënë 6 ditë dhe nuk ka ende një lajm për ta. Sipas informacioneve të mbledhura nga Shkodra këto ngjarje lidhen dhe me ngjarje të tjera kriminale, të gjitha të kryera nga banda që bledhin vota për Edi Ramën për ta mbajtur atë në pushtet. Banda e lidhur me qeverinë dhe Edi Ramën që njihet në Shkodër si banda e Bajrajve. Ka totalisht nën kontroll qytetin e Shkodrës duke kkrijuar të njëjtën situatë kriminale si në Durrës, Elbasan, Fier apo Vlorë”, deklaroi Salianji./abcnews.al