Partia Demokratike perkujtoi sot në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit ditën e pavarësisë dhe atë të Çlirimit. Kryetari Lulzim Basha i shoqëruar nga bashkëshortja, nënkryetari selisë blu Edi Paloka dhe zyrtare te tjere te opozites zhvilluan homazhe pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.Pasi vendosen kurorat me lule kryetari i Partisë Demokratike bashkë me urimin për shqiptarët apeloi që kjo ditë të shërbejë për të përmbushur edhe sot aspiratat e kombit shqiptar.
Demokratët ndjekin traditën pranë monumentit Nënë Shqipëri
Aty ku çdo 28 nëntor nderojnë ditën e Flamurit dhe dëshmorët e rënë për lirinë e atdheut.
Para se të nisej pë në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, Lulzim Basha postoi në facebook mesazhin e përkuljes dhe respektit para heronjve të lirisë dhe pavarësisë, duke shprehur bindjen se beteja për Shqipërinë demokratike dhe europiane është nderimi më i madh për sakrificat e tyre, thirrja më e lartë për çdo shqiptar, siç u shpreh ai.
Një mesazh në nderim të ditës së Flamurit që bashkon kombin shqiptar u përcoll dhe pas ceremonisë.
“Nga koha e Gjergj Kastriot Skënderbeut deri tek luftërat e fundit çlirimtare të shqiptarëve, 28 Nëntori është dita kur flamuri që na bashkon të gjithëve si komb, na kujton për sakrificën e madhe dhe çmimin e lartë që liria dhe pavarësia shqiptare kanë patur ndër shekuj.
Basha foli po ashtu për peshë përgjegjësie…
“…na kujton për peshën e përgjegjësisë së brezit të ri dhe shqiptarëve sot. Për brezat e ardhshëm, betejën për Shqipërinë europiane dhe demokratike si thirrjen më të lartë dhe nderimin më të madh për sakrificën e heronjve dhe martirëve të lirisë dhe të pavarësisë.
Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Gëzuar të gjithëve!
Faleminderit!”
Në Tiranë, u rezervua në rertorikën akuzuese të muajve të fundit, për lidhjet e qeverisë me krimin, por të rinjtë demokratë nuk u kursyen në Vlorë, aty ku u zhvendos axhenda zyrtare në ndërim të 105 viteve Shqipëri të Pavarur ./abcnews.al
https://youtu.be/6aGzbhMaQKc