Partia Demokratike ka reaguar pas lajmeve të shpërndara në media në lidhje me ndërtimin e kullave në vendin ku ndodhet sot selia e PD. Ajo thekson se kjo është një gënjeshtër e radhës e Sali Berishës për të shmangur vëmendjen nga dhuna e protestës së ushtruar më 8 Janar.
“Për të hequr vëmendjen nga dhuna që Sali Berisha dhe banda e tij ushtruan me 8 janar, ai ka shpërndarë një gënjeshtër alla Sali gjate ditës së sotme. Kjo është vetëm një gënjeshtër e re, mashtrimi i rradhës i Sali Berishës.
Sqarojmë gjithë opinionin publik se selia e Partisë Demokratike është pronë publike. Ajo është shtëpia e demokratëve, nuk është bunkeri i Sali Berishës e aq më pak hapsira e pastrimit të parave të ortakeve të tij”, shkruan PD. /Abcnews.al