PD për taksë 6% për produktet e shportës, nënkryetarja e komisioni Ekonomik: Pse propozuam këtë shifër

schedule20:16 - 26 Tetor, 2021

schedule 20:16 - 26 Tetor, 2021

Propozimi më i fundit i Partisë Demokratike për përballimin e krizë ishte për të ulur TVSH-në e produkteve të shportës në 6%. Lidhur me këtë në “Radarin Informativ” në ABC ishte deputetja demokrate, Sorina Koti njëherazi, nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë.

Sipas saj ky propozim i PD-së erdhi si një mënyrë për të ulur çmimet e produkteve.

Më tej ajo ka shtuar se 6% është norma e përllogaritur nga strukturat përkatëse në PD.

“Që ditën e parë që bëmë publike uljen e TVSH, pamë një reagim negativ dhe Balla tha se nuk do e pranojmë uljen. Me arsyetimin se nuk do reflektohej tek produktet. Duke parë situatën për tu përballur me ekonominë, dhe 20% jeton me 1 dollar në ditë”

“Mund të hiqen investimet që nuk janë primare. Koncesionet që nuk janë primare. Nëse do na kërkojnë se ku propozojmë ne të heqim 17 miliardë lekë, ne do ua rekomandojmë. Por qeveria e di mirë se ku janë prioritetet. Se duhet rimëkëmbur ekonomia.”

“6% është norma ideale sipas llogaritjeve tona. Në bazë të shpenzimeve të qytetarëve. Ulja e çmimeve duhet të ulet me 14% në çdo produkt që ne kemi propozuar. Ne nuk do ndërhyjmë tek tregu.” tha Koti. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!