PD padit ministrin Lleshaj

schedule14:30 - 20 Mars, 2019

schedule 14:30 - 20 Mars, 2019

Partia Demokratike ka depozituar pranë Prokurorisë së Tiranës një padi ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj si dhe ndaj disa punonjësve të Policisë së Shtetit, me akuzën e shpërdorimit të detyrës si dhe veprimeve të paligjshme kundër protestuesve. Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve Gazment Bardhi argumenton se është provuar se gjatë zhvillimit të protestës të 16 Marsit, Policia e Shtetit ka dhunuar me mjete të helmimit masiv dhe ujë me presion qytetarë që po protestonin paqësisht. Policia , sipas demokratëve, ka sulmuar edhe qytetarë që përpiqen t’u vijnë në ndihmë protestuesve të tjerë të prekur nga gazi lotsjellës. Bardhi e quan ketë jo vetëm shpërdorim detyre, por edhe tentativë për të rrezikuar shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Për këto arsye partia Demokratike kërkon që Prokuroria të marrë masën e pezullimit nga detyra të të kallëzuarve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!