“PD nuk ka pse i refuzon konsultimet”/ Zgjedhjet, Kthupi: Data 11 maj më e mundshme

schedule13:41 - 20 Nëntor, 2024

schedule 13:41 - 20 Nëntor, 2024

Juristi Rezart Kthupi shikon si më të mundshme datën 11 maj të vitit 2025, për mbajtjen e zgjedhjeve paralementare.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Kthupi u shpreh se Partia Demokratike nuk ka arsye pse të refuzojë konsultimet me presidentin për datën e zgjedhjeve.

“Nuk bën diferencë shumë të madhe. Është çështje e gjithëpranuar, do shtrohet diskutimi mes datave 4 dhe 11 maj. Për kushtet aktuale mendoj se të gjithë do të shkojnë te data 11 maj, data fundore që edhe partitë të bëjnë më shumë fushatë. Besoj se po. Ajo që kemi diskutuar edhe me kolegët e tjerë të partive politike, është se mund të bëjmë më shumë fushatë zgjedhore. Por nuk përbën ndonjë diferencë të madhe. Unë jam një nga hartuesit, mendoj që të paktën, duke mos qenë i paanshëm, mendoj se do të jetë e vështirë që Kushtetuesja të marrë vendim kundër asaj që ne kemi depozituar. Gjykata Kushtetuese do duhet të gjejë zgjerim të intepretimit që i ka bërë, për të arritur në një përfundim në favor të kërkesës që ne kemi bërë. Nuk i kuptoj arsyet e mosmarrjes pjesë në takimet me presidentin. Janë qëndrime politike, janë arsyet e tyre pse nuk i bëjnë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!