TIRANË – Kolegji Zgjedhor vendos sot për fatin e PD në zgjedhjet e 14 majit.
Në seancën e nisur pak caste më parë Kolegj merr në shqyrtim ankimin e Foltores, që kërkon çregjistrimin e PD si subjekt pjesemarres ne keto zgjedhje. Palët edhe një herë shprehën argumentet e tyre për kërkesën drejtuar Kolegjit.
“PD nuk ka asnjë akt gjyqësor ligjor që vërtetohet se përfaqësohet nga Sali Berisha. Madje nuk ka asnjë kërkesë drejtuar gjykatës për t’u regjistruar si kryetar i PD. Nuk mund te këtë tagrat e një subjekti zgjedhor. Duhet të hyjë si individ dhe jo si subjekt zgjedhor.” – tha Sefa.
“Kërkesë aspak e argumentuar me fakte. Solli në vëmendjen tuaj një historik. Berisha ka interes për përfaqësim, si i zgjedhur i PD. Kërkesa për moslegjitim bie. Cështja është gjykuar e përbashkët si nga KQZ edhe nga KAS” -u shpreh Nuraj. Sakaq sot në KQZ përfundon afati për kandidatët e 14 majit.