PD “në luftë”, Shehi: Duhet bashkim rreth një platforme, jo një strumbullari

schedule19:53 - 25 Prill, 2022

schedule 19:53 - 25 Prill, 2022

Dorëheqja e Lulzim Bashës nuk solli paqen në selinë e PD-së. Duket se demokratët janë çdo ditë e më të përçarë.

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në “Radari Informativ” në Abc me gazetaren Juli Xhokaxhi u shpreh se është e qartë se janë dy grupe brenda PD-së dhe bazuar në votat e anëtarësisë kuptohet që dominancë është Grupi i Rithemelimit, përfaqësuar nga Sali Berisha.

Shehi: Janë dy grupe në PD, Berisha e dominon dhe e meriton. Por a është kjo e gjithë opozita? Jo!  Për të mundur Ramën, bashkimin nuk e konceptoj siç e mendojnë disa. Ne duhet të bashkohemi përqark një platforme, disa ideve që do t’i respektojmë. Kjo është ideja. Këto që po ndodhin brenda PD-së i quaj turbulenca që ka një parti por jo fundin e opozitës shqiptare.

A i jep jetëgjatësi pushtetit të Edi Ramës kjo përçarje e opozitës? Shehi përsëriti nevojën e bashkimit rreth një platforme dhe një ideje, jo një personi.

Shehi: PS e ka fituar pushtetin më 25 prill. Ne duhet të bëhemi gati për 2025. Duhet të bëjmë një platformë politike që i qëndron kohës.  Opozita duhet të ketë shumë frymë dhe shumë shpirtra. Nëse  do rrotullohet rreth një strumbullari do lerë shumë gjëra përjashta. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!