PD: Me Xhafajn ministër shanset për hapjen e negociatave janë zero

schedule12:11 - 20 Qershor, 2018

schedule 12:11 - 20 Qershor, 2018

Partia Demokratike ka marrë pjesë ditën e mërkurë në dy komisione parlamentare, atë të ekonomisë dhe sigurisë kombëtare, duke denoncuar edhe njëherë, se sipas tyre me Fatmir Xhafajn Ministër të brendshëm, shanset që Bashkimi Europian të hapë negociatat me Shqipërinë janë zero.

Në Komisionin e ekonomisë, ndërhyrjet e opozitës kanë bërë që kryetari socialist Erion Braçe të mbyllë mbledhjen pa diskutuar çështjet e rendit të ditës.

Të njëjtat debate vijuan edhe në komisionin e sigurisë, ku demokratët kanë devijuar axhendën, duke e akuzuar qeverinë si të lidhur me krimin, shkak sipas tyre, që do të sjellë rezultat negativ për vendin në samitin e 28 qershorit, kur vendet e BE, do të votojnë lidhur me hapjen e negociatave për antarësim. Sipas demokratëve vendi jo vetëm nuk ka bërë përparim në luftën kundër kriminalitetit, kusht ky i Bashkimit Europian, por vetë titullari i dikasterit që e ka për detyrë këtë qëllim, është i përfshirë në mbrojtjen e grupeve kriminale, si ai që sipas selisë blu, drejton vëllai i ministrit, Agron Xhafaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!