“PD me akte fashiste”, Petro Koçi: Ka shumë gjëra të rënda Sali Berisha, Shqipërinë e do në anarki totale

schedule23:55 - 9 Tetor, 2024

schedule 23:55 - 9 Tetor, 2024

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ka komentuar aktet e dhunshme të Partisë Demokratike përmes protestave vandale në rrugë dhe në institucionet e Kuvendit, ku janë bërë protagonistë duke krijuar zhurmë e kaos në mbledhjet e komisioneve.

Gjatë diskutimit në “Ora e Fundit” në ABC News, Koçi u shpreh se deputetët opozitarë i bëjnë këto skena për interesin e tyre, pasi luftojnë të jenë në listën për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 2025.

Sipas Koçit, Partia Demokratike identifikohet me dhunën që prej krijimit të saj si forcë politike.

“PD është në gjendje të dëshpëruar dhe kjo gjendje e dëshpëruar, në planin politik dhe rrafshin elektoral, tregon që këta deputetë, kanë për synim për të qenë në lista e deputetëve dhe këtë listë e bën Sali Berisha. Ata që nuk kanë hallin e tij, kanë hallin e tyre personal për t’u bërë deputetë dhe prandaj ndodhin këtë incidente. Prej krijimit të saj, ajo këto aktet fashiste I ka pasur të herë pas hershme. Ata duan qeveri teknike për të arritur në një situatë, ku Shqipëria të jetë pa kontroll. Sali Berisha është një anarkist. PD-ja Shqipërinë e do të jetë një anarki totale”, theksoi ai.

Deputeti socialist u shpreh se njerëz si Sali Berisha nuk kanë të ardhme politike pasi ai është njollosur tashmë, që nga momenti kur SHBA e futi në listën e personave “non grata”.

“Persona si Dodik dhe si Sali Berisha nuk kanë asnjë të ardhme politike. Nuk kemi të bëjmë me mosbindje civile. Ajo është një lëvizje me organizim paqësor. Ata zihen se kush do marrë shishet me benzinë. PD përdori të miturit  për qëllime politike dhe kjo është veprimtari kriminale. Këtë po e bëjnë për interesin e një individi, nga i cili varen, sepse ai ka listën elektorale ”, tha ai.

Protesta e Partisë Demokratike ishte një dështim total tha Koçi, ndërsa për Berishën theksoi se ka “kusure të mëdha” për të cilat duhet të japë llogari.

“Protesta në vetvete dështoi plotësisht. Sa filluan aktet e dhunës, njerëzit ikën, mbetën banditët dhe kryebanditët. Ai është shumë më i korruptuar nga ajo seç ka dalë nga SPAK.  Është 21 janari, janë aferat e naftës, pse jo dhe kontrabanda me Millosheviçin .Ka shumë gjëra të rënda Sali Berisha. Vdekja e një dëshmitari të tillë si Kosto Trebicka është një gjë me shumë mistere brenda dhe se ka lidhje me ngjarjen e Gërdecit. Shpërthimi ka qenë aksidental, afera s’ka qenë aksidentale”, tha ai.

Ai shkoi më tej duke thënë se Partia Demokratike me këto akte të dhunshme kërkon “vëllavrasje civile”.

“Ata duan vëllavrasje civile. Aty nuk është vetëm Sali Berisha, është i gjithë Gjirit i Lalëzit”, theksoi ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!