PD mblidhet për propozimin për mandatet, Basha: Të udhëheqim shqiptarët

schedule12:05 - 18 Shkurt, 2019

schedule 12:05 - 18 Shkurt, 2019

Në ditë pas propozimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha, për djegien e mandateve nga deputetët e kësaj force politike, grupi parlamentar është mbledhur sot paradite në seline blu. Në takim po diskutohet mbi këtë propozim si dhe mbi protestën e pritshme të paralajmëruar për ditën e enjte.

Burime nga mbledhja që po zhvillohet me dyer të mbyllura duke nisur që nga ora 10:00, Basha mësohet të jetë shprehur që ky është një hap nga pozitat e dominimit të forcës popullore.

Na takon ne të udhëheqim shqiptarët, eshte shprehur Lulzim Basha, me të cilët, siç tha ai, PD është në borxh dhe i dhanë opozitës besimin për të qenë me ta. Kreu demokrat është shprehur para deputetëve se vendi është në gjendje emergjence kombëtare.

Ndërsa ish-kryeministri Berisha, që ka mbështetur djegien e mandateve, mësohet të jetë shprehur:

“Prova e këtij vendimi është nëse ne me aksionin qytetar politik do t’i kthejmë shqiptarëve votën e lirë. Kemi marrë një vendim të drejtë historië”.

Më tej ai ka vijuar: “Po nuk arritëm që shqiptarët të votojnë të lirë mbetemi fasadë. Ka ardhur koha të përballemi me këtë regjim me qëllimin e vetëm që shqiptarët të jenë të lirë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!