PD mbështet kallëzimin penal të Metës ndaj Dvoranit: Akti i duhur në mbrojtje të Kushtetutës

schedule16:16 - 19 Nëntor, 2019

schedule 16:16 - 19 Nëntor, 2019

Partia Demokratike ka mbështetur kallëzimin penal të Presidentit Ilir Meta për kreun e KED Ardian Dvorani. Në një deklaratë për mediat sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi tha se është akti i duhur në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, Ardian Dvorani me veprimet e tij në shërbim të partisë në pushtet, ka minuar ligjshmërinë dhe besueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese.

Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi

Kallëzimi penal i Presidentit të Republikës ndaj Kryetarit të KED është akti i duhur në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.

Me veprimet e tij në shërbim të partisë në pushtet, Ardian Dvorani ka minuar ligjshmërinë dhe besueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese.

Partia Demokratike beson se një hetim i shpejtë, i plotë dhe i pavarur  i shkeljeve të ligjit nga Ardian Dvorani, është një gur themeli për rikthimin e besimit tek drejtësia.

Nga veprimet e prokurorisë do të varet, nëse shqiptarët mund të besojnë akoma se Reforma në Drejtësi nuk u bë që sistemi të kontrollohet nga Edi Rama, por për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar dhe për të trajtuar shqiptarët si të barabartë para ligjit. /bcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!