PD-LSI u kërkohen firmat për të kandiduar, Berisha në ABC: Burokraci qesharake e Ramës

schedule19:42 - 20 Janar, 2021

schedule 19:42 - 20 Janar, 2021

Ish-kryeministri Sali Berisha në një bisedë me gazetaren Jonida Shehu në ABC e cilësoi si burokraci faktin që opozitës i kërkohet që të mbledhë firma për të kandiduar për zgjedhjet e 25 prillit, pasi dogji mandatet dhe u largua nga Kuvendi.

Megjithatë, tha Berisha, kjo nuk do ta pengojë opozitën që të shkojë drejt fitores. “Burokraci qesharake e Edi Ramës i cili beson se me formalitete të tilla do të lëndojë forcën që po shkon e sigurt drejt fitores” tha ai.

Por cfarë mendon Berisha sot për vendimin për djegien e mandateve, a ja vlejti?

Bojkoti nuk është asnjëherë një armë apo rrugë e dëshiruar. Bojkoti iu imponua PD-së nga qëndrimet intolerante, të njeriut që trashëgon më të zezën e paraardhësve të tij, bllokmen. 

Ku e argumentoj? Kjo është e faktuar në mënyrë të diskutueshme. Edi Rama në kundërshtim me ligjet e vendit urdhëroi komisionin qendror të zgjedhjeve të djegë mandatet, të ekzekutojë vendimin. 

Ai e deshi këtë me cdo kusht. Ai nuk ishte për një bashkëjetese parlamentare me opozitën shqiptare ndaj edhe në këtë kontekst mendoj unë, është e faktuar tani, që kjo mazhorancë ka një mendësi totalisht moniste dhe po i vjen fundit, është në muajt e saj të fundit” tha Berisha./ db/Abcnews.al