PD-LSI: “Të zbardhet Këshilli i Sigurisë për drogën”

schedule18:09 - 8 Nëntor, 2017

schedule 18:09 - 8 Nëntor, 2017

Për zbardhjen e Këshillit të Sigurisë të nëntorit 2016, tashmë ka një kërkesë zyrtare në tryezën e presidentit Ilir Meta. E firmosur nga opozita PD-LSI e Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, në të kërkohet deklasifikimi i mbledhjes së mbështetur në ligjin për informacionine klasifikuar sekret shtetëror. Më herët gjatë ditës, në selin blu Lulzim Basha priti në zyrë dhe krerët e LSI, Monika Kryemadhi dhe Petrit vasili.

Ajo që po flitet prej ditësh merr formën e një kërkesë zyrtare.
Demokratët dhe LSI i kërkuan presidentit, Ilir Meta deklasifikimin e mbledhjes së 11 nëntorit 2016 të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, lidhur me problematikën e drogës dhe kanabisit.
“Në atë mbledhje ka pasur raportim nga Insituicionet e Sigurisë dhe Zbatimit të Ligjit në vend, mbi situatën e drogës. Është me interes publik të dimë sot të dhënat e asaj kohe dhe mbi të gjitha angazhimet e marra nga insitucionet dhe nga qeveria në atë mbledhje për luftën ndaj drogës dhe për të bërë ballafaqim me rezultatet e dhëna. Për këtë arsye, ne deputetët e opoziëts në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, kërkojmë që të delasifikohet materaili i diskutuar në atë tryezë dhe të bëhet publike”.
Deputetët opozitarë të Komisionit të Sigurisë thonë se kërkesa e tyre vjen si ndjeshmëri për situatën e rëndë të krijuar me përfshirjen e zyrtarëve të lartë në trafikun e drogës dhe pas skandalit në media dhe hetimeve të prokurorisë së Katanias, se ish-ministri i Brendshëm, ka patur lidhje direkte me aktivitetin kriminal të bandës së Habilajve, siç thuhet në këtë shkresë, firmëtarët e së cilës e bazojnë në nenin 13 të ligjit për Informacionin e klasifikuar Sekret Shtetëror.
“Në rrethanat e sotme do t’i shërbente publikut dhe interesit kombëtar dhe komisionit të sigurisë në Kuvend qasja ndaj mbledhjessë 11 nëntorit 2016 për të kuptuar angazhimin e institucioneve në kohën kur kanabizimi i vendit ishte në kulmin e tij”.
I pari që bëri thirrje për publikimin e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare ishte Bujar Nishani, në atë mbledhje president Republike. Thirrjen e ish-kreut të shtetit e mbështeti edhe ish-kryeministri, Sali Berisha ndërsa bëri thirrje që komisioni të kërkonte dhe raportin e shërbimit informativ të shtetit.
E ndërsa pritet se cili do të jetë reagimi zyrtar i presidentit Meta, ai paraprakisht gjatë një interviste të ditëve të fundit e konsideroi se kërkesën normale, por qëndrimi sipas tij, duhet të jetë mjaft i studiuar, sepse ka të bëjë me traditën e Institucionit dhe me vazhdimësinë e tij.
“Një gjë e tillë duhet të vlerësohet me shumë përgjegjshmëri dhe kujdes, pasi mund të kthehet në precedent për çdo mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe kjo më pas mund të dëmtonte seriozitetin e këtij këshilli për të ardhmen”.
ABC News e siguroi shkresën zyrtare të deputetëve të PD e LSI në komisionin e sigurisë, vetëm pak minuta pasi Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili shkuan në zyrën e kreut demokrat Lulzim Basha. Ky është takimi i tyre i tretë në selinë blu dhe i paraprin seancës plenare të së enjtes e cila pritet të dominohet me debatin kryesor të ditës, çështja Tahiri në kaudër të dosjes Habilaj dhe jehona e deklaratave për arrestim të të paprekshmëve, siç i quajtën italianët, apo të peshqve të mëdhenj siç i quajti ambasadori amerikan në shqip./abcnews.al

 

https://youtu.be/v6gfP41M9AQ

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!