PD-LSI letër Ruçit: Anulo mbledhjen e komisionit të ligjeve

schedule11:21 - 11 Korrik, 2018

schedule 11:21 - 11 Korrik, 2018

PD dhe LSI kanë kërkuar shtyrjen e mbledhjes së komisionit të ligjeve, të parashikuar për orën 11:00, ku është planifikuar shqyrtimi i raporteve te Ministrisë së Drejtësisë për kriminalitetin si dhe ai i Prokurorisë së Përgjithshme për veprimtarinë e vitit 2017.

Kërkesën zyrtare drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, për shtyrjen e kësaj mbledhje krerët e grupeve parlamentare opozitare Edmond Spaho dhe Petrit Vasili e argumentojnë shkeljen e rregullores së Kuvendit. Sipas tyre, raportet janë futur në rend dite të komisionit të ligjeve pa qenë më parë në kalendarin e punimeve të Kuvendit si dhe pa u këshilluar me nënkryetarin e këtij komisioni, demokratin Enkelejd Alibeaj.

Ky i fundit njëkohësisht ndodhet jashtë vendit me detyrë nga Kuvendi, gjë që pamundëson pjesëmarrjen e tij në seancë. Në kërkesë theksohet gjithashtu se raportet janë voluminoze dhe kërkojnë kohë për një shqyrtim serioz./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!