PD letër Ruçit: Të shkarkohet dhe të ndiqet penalisht Xhafaj e Veliu

schedule18:20 - 5 Shtator, 2018

schedule 18:20 - 5 Shtator, 2018

Partia Demokratike i ka dërguar një letër kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, ku kërkon shkarkimin dhe ndjekjen penale për Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe drejtorin e Policisë Ardi Veliu. Sipas selisë blu Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit nuk i kanë vënë në dispozicion për 5 muaj asnjë dokument Komisiont Hetimor.

Përfundoi mandati i komisionit hetimor për çështjen Tahiri. Për mosarritjen e një rezultati Partia Demokratike fajëson Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit.

Demokratët i kanë dërguar një letër Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi ku i kërkojnë që të shkarkohen dhe niqen penalist Fatmir Xhafaj dhe Ardi Veliu.

“Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit nuk i kanë vënë në dispozicion për 5 muaj asnjë dokument Komisiont Hetimor. Ministri i Brendshëm dhe kreu i Policisë akuzohen nga Partia Demokratike për pengim të qëllimshëm të komisionit hetimor “Tahiri”. Pengimi i komisionit ka qëllim fshehjen e gjurmëve të lidhjeve të qeverisë me krimin e organizuar”.

Jo vetëm kaq, por ministri Fatmir Xhafaj ka asgjwsuar provat në mbrojtje të vëllait trafikant, si dhe Tahirit, Ballës e  Çyrbjës –pretendon Partia Demokratike në letrën dërguar kryeparlamentarit.

“Mandati i Komisionit Hetimor perfundoi pa asnjë rezultat për shkak të pengimit të qëllimshëm të punës nga qeveria. Pengimi i Komisionit Hetimor nga Qeveria është dhunim i Kushtetutës dhe asgjësim i Parlamentit”.

Partia Demokratike kërkon shtyrjen e Komisionit Hetimor “Tahiri” me 3 muaj dhe qëndrim të prerë nga Kuvendi për përgjegjësit./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!