PD: Ky është kopshti 4 miliardë lekë që Rama po ndërton te Kryeministria

schedule13:43 - 31 Gusht, 2022

schedule 13:43 - 31 Gusht, 2022

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka ndarë një foto të atij që duket se do jetë kopshti më i ri në mes të Kryeministrisë.

Këlliçi thotë se ky instalacion do të kushtojë 4.32 miliardë lekë, që janë rreth 44 mijë ndihma ekonomike.

Këlliçi bën thirrje që drejtësia t’i tregojë vendin Ramës, ndërsa shton se SPAK nuk merr guximin ta hetojë.

Reagimi i plotë:

Kopshti i Edit

Edi, “pronari” i kryeministrisë, do u marrë shqiptarëve 4,3 miliardë lekë për këtë gjënë me dru që e quan instalacion. Sajon një emër për të përligjur shpërdorimin e parave.

4.3 miliardë lekë janë rreth 44 mijë ndihma ekonomike.

Po ç’i duhen Edit këto? Ai ka kopshtin e tij. Pse, rroga e pensione do i bëjë Edi këto para? Ka një mandat të tretë për të vjedhur. Drejtësi t’i tregojë vendin, nuk ka. Askush në SPAK nuk merr guximin ta hetojë.

Vetëm vota e largon Edin nga xhepat e shqiptarëve.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!