PD kërkon që SPAK të vetojë politikanët, Rama: Duhet të ulemi në tryezë të dëgjojmë propozimet

schedule20:01 - 27 Tetor, 2021

schedule 20:01 - 27 Tetor, 2021

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë mbrëmjen e së mërkurës propozimin e PD që të jetë SPAK, organi që duhet të vetojë politikanët. I pyetur nga gazetarët jashtë Selisë Rozë pas mbledhjes që pati me drejtuesit politikë të qarqeve, kreu i qeverisë tha se deri më tani nuk ka një propozim konkret në tavolinë, por çfarë ka dëgjuar të thuhet.

Duke u përpjekur të tregohet i rezervuar, Rama tha që kjo është një çështje që duhet diskutuar fillimisht e më pas të thuhet fjala e fundit për mediat. Kryeministri deklaroi se palët duhet të ulen në tavolinë dhe të diskutojnë e më pas mazhoranca do të konsultohet me ekspertë të fushës në mënyrë që të arrihet në një përfundim.

“S’kam opinion sepse serioziteti mbi parimin që jemi gati të diskutojmë, qëndron nga këtu. Nuk e themi dot fjalën e fundit në TV. Do ulemi në tryezë, do dëgjojmë, do themi ato që mendojmë do të marrim mendimet e ekspertëve, të fushës dhe do të arrijmë në konkluzione. Në mënyrë sa më civile. Cilësia e demokracisë, e bashkëjetesës në një vend apo organizatë nuk varet nga sa shpesh biem dakord, por nga mënyra sesi nuk biem dakord,” tha Rama ndër të tjera. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!