PD kërkon në Komisionin Hetimor ndërprerjen e financimeve për inceneratorët. Kërkesa është bërë nga kryetarja e Komisionit Hetimo, Jorida Tabaku.
“Kryeministri u shpreh se nuk mund të ndërpresin pagesat për inceneratorin e Fierit pasi sipas tyre çështjen inceneratori i Fierit do ta çojë në Arbitrazh. Grupi i strukturuar kriminal me në krye Ramën kanë menduar me djallëzi që të përfshijnë në kontratën e tyre me inceneratorin e Fierit nenin që kjo marrëveshje do të çohet në Arbitrazh.
Mirëpo sipas të dhënave dhe dokumenteve rezulton që Avokatura e Shtetit kur ka shprehur mendimin e saj në lidhje me kontratën në fjalë i ka sugjeruar Ministrit Koka (por edhe qeverisë) që të ndryshojë pikën në lidhje me gjykatën e Arbitrazhit. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka shprehur gjithashtu mendimin e tij në raportin Auditues se ministria e Mjedisit duhet të amendonin këtë nen të kontratës pasi ishte e palogjikshme dhe e pafavorshme. Por grupi strukturuar kriminal me në krye Ramën refuzoi që të amendonte këtë pikë të kontratës. Letra me sugjerime i është dërguar tre ministrave, kryetarit të kuvendit dhe ish drejtorit të AKM. Të gjithë këto instanca dje heshtën duke refuzuar ndryshimet.”, tha Tabaku. /abcnews.al