PD kërkon çlirimin e selisë, Manja: Foltorja dhe vula ti zgjidhin vetë problemet, nuk është detyrë e qeverisë

schedule10:15 - 20 Prill, 2023

schedule 10:15 - 20 Prill, 2023

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është përgjigjur kërkesës së bërë nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike zyrtare për ti ndihmuar që të çlirojnë selinë e marrë peng nga Foltorja e Sali Berishës.

Manja i pyetur nga gazetarja e ANC News, Esiona Konomi, nëse do i përgjigjen thirrjes së berë nga kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko që ti ndihmojë për çlirimin e selisë, ka theksuar se kjo nuk është detyrë e tyre.

Ministri ka thënë se problemet që kanë mes tyre Foltorja dhe Vula duhet që ti zgjidhin vetë.

 “Qeveria merr për sipër dhe garanton të drejtën e partive politike të cilët kanë marrë mbi një përqind të votave të qytetarëve shqiptarë për tu pajisur me zyra në nivel qendror dhe vendor., aty ku ka ambiente publike do të jetë një kontratë ku partitë do të lidhin me ministrinë e brendshme ndërsa aty ku nuk ka ambiente publike qeveria merr për sipër që të paguajë qiranë duke marrë parasysh dhe kufirin e sipërfaqes që do të kenë në dispozicion dhe nivelin e qirasë.,  ndërsa sa i përket kërkesës së PD-së, Zoti u dhashtë fuqi që ti zgjidhin vetë mosmarrëveshjet që kanë foltorja me vulën, nuk është as detyre dhe as pjesë e qeverisë”, është shprehur ministri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!