PD kallëzoi ministren Xhaçka, SPAK nis hetimin për tenderin e ushqimeve

schedule13:50 - 9 Prill, 2020

schedule 13:50 - 9 Prill, 2020

SPAK nis hetimet pas kallëzimit penal të PD ndaj Ministrisë së Mbrojtjes për tenderin e ushqimeve.

Burime për ABC News njoftojnë se kallëzimi ka mbërritur në SPAK tre ditë më parë.

Partia Demokratike dorëzoi në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kallëzim penal në ngarkim edhe të ministres së mbrojtjes Olta Xhaçka.

PD gjithashtu kallëzoi edhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Mbrojtjes, dhe shoqëritë “EUROVIA” shpk, dhe XPERT SYSTEMS sh.p.k.

LEXO edhe: PD akuza qeverisë: Shqiptarët pa bukë, Rama dhe Xhaçka japin tender 1,5 milion euro, vonojnë me 1 muaj blerjen e ushqimeve

Sipas selisë blu, ministrja Xhaçka ka abuzuar me tenderin e ushqimeve me vlerë 1.5 milion euro.

Në kallëzimin e firmosur nga sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi tuhej se në dokumentet e tenderit mungon argumentimi se përse janë ftuar kompanitë e shpallura fituese “EUROVIA” shpknj dhe shoqëria XPERT SYSTEMS sh.p.k., në kushtet kur asnjëra prej tyre nuk është e specializuar në fushën e objektit të prokurimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!