Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“PD ka figura të vjetra”/ Roland Lami tregon në “Real Story” tre disfavoret që pengojnë Salianjin

schedule20:30 - 10 Dhjetor, 2025

schedule 20:30 - 10 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Real Story” në ABC Neës, analisti Roland Lami ka komentuar zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike, duke theksuar se figura të vjetra vijojnë të ndikojnë në drejtimin e saj.

Sipas Lamit, kandidati Salianji përballet me disa disavantazhe, mes të cilave arkivi i lëvizjeve në favor të Sali Berishës, eksperienca politike e vetë Berishës, si edhe siç u shpreh ai “një helmetë të padukshme” që vjen nga interesi i kryeministrit Rama për ta mbajtur Berishën në krye të PD.

“Unë e kuptoj edhe tendencën brenda PD për ta deleguar çdo lëvizje. Dihet që në PD ka figura të vjetra. Unë mendoj që Salainji ka 3-4 elemente në disfavor. Së pari është arkivi i pasur i të gjitha lëvizjeve që janë në favor të Berishës, të gjithë lëvizjet që kanë dalë brenda PD nuk kanë arritur dot që ta përmbysin. E dyta është eksperienca e Berishës. Elementi i tretë, është që të mos harrojmë që Berisha ka një helmetë të paemëruar, të padukshme, që është Rama. Ramës i intereson që në PD të rrijë Berisha”, tha Lami./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!