PD jashtë zgjedhjeve, Kume dhe Ristani “përplasin” argumentet në ABC News

schedule18:41 - 14 Mars, 2023

schedule 18:41 - 14 Mars, 2023

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibash vendosi të mos regjistrojë Partinë Demokratike një zgjedhje, me argumentin se ky subjekt partiak ka mungesë dokumentacioni. Konstitucionalisti, Kristaq Kume, i ftuar në Abc News tha se vendimi Celibashit ishte tërësisht në përputhje me ligjin.

“Celibashi veproi në funksion të ligjit. Vendimi i tij i sotëm ishte paralajmëruar dhe ne të tjerët e kishim kuptuar se ky vendim do merrej, pasi në seancën e parë, sekretari I PD, Gazment Bardhit, dosjen e kemi të plotë dhe nuk bëjmë asnjë shtesë në dokumentet e PD. Nuk shoh ndonjë veprim të kritikueshëm të vendimmarrja e Celibashit”, tha ai.

Ai theksoi në “Special Report” se problemi është ende i hapur. Sipas Kumes, tani është Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, i cili do të japë fjalën e tij në lidhje me fatin e PD-së.

“Problemi mbetet ende i hapur. Kjo varet nga vendimi që do të marrë KAS. Kanë pasur kohë, që situata të tilla të shmangeshin”, tha Kume.

Ish-kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, hodhi akuza politike, ku shtoi se në këtë proces ka gisht kryeministri Edi Rama.

“Ajo që duhet theksuar, ngjarja e sotme, është treguesi më serioz, i përpjekjeve të Edi Ramë për të lënë PD jashtë zgjedhjeve. Dhe të mos duket kjo një deklaratë politike. Kjo gjëja e krijuar është si pasojë e moszbatimin e ligjit nga Gjykata për procedurat administrative kanë afate, që janë shumë të shkurtra në mënyrë që çështjet të zgjidhen në kohë. Gjykata për vite me radhë nuk e zgjidhi çështjen, e zvarriti, shkelja e ligjit për afatet nga gjykatat, është tërësisht pjesë e vullnetit të asaj dhe ky vullnet i saj për të shkelur ligjin tregon qartë për ndërhyrjen e ekzekutivit në gjykatë për ta lënë PD jashtë regjistrimit të PD në zgjedhje”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!