PD: ILDKPKI të nisë hetimin për vilën e Kyeministrit

schedule13:57 - 12 Janar, 2019

schedule 13:57 - 12 Janar, 2019

Edhe këtë të shtunë Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me banesën në Surrel të Kryeministrit Edi Rama. Nga foltorja e selisë blu deputetja Dhurata Çupi tha se PD-ja ka provuar me dokumenta zyrtarë se Edi Rama nuk e justifikon vlerën e deklaruar prej 400 milionë lekësh për vilën e Surrelit.

Ndaj sipas Çupit, është koha që Inspektoriati i Pasurive të nisë verifikimin e burimit për të paktën 300 milionë lekë që mungojnë në deklaratën e pasurisë së kryeministrit të Shqipërisë.

Selia blu vlerëson se një verifikim serioz dhe i pavarur, do të konfirmojë jo vetëm mospërputhjen e deklarimit të të ardhurave të kryeministrit, por do të zbulojë se vila luksoze e Edi Ramës, kushton jo më pak se 2 milion euro. Në emër të PD-së, ligjvënësja Dhurata Çupi i kërkoi kryeministrit që të sqarojë sa më shpejt përballë qytetarëve këtë çështje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!