Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur Partisë Demokratike në lidhje me numrin e testeve të bëra duke theksuar se për testet dhe bërjen e tyre vendosin ekspertët.
Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Twitter është shkruan se PD ja fut kot, qeveria zbaton atë që i thotë Komiteti dhe PIKË.
“A mundet dikush t’ia thotë PD se qeveria nuk vendos sa teste bëhen a nuk bëhen?! Aq më pak qeveria mund të marrë mendjen e PD-së për këtë punë! Strategjinë e testeve e bën Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe PIKË! Qeveria zbaton ato që vendos Komiteti dhe PIKË! PD i’a fut kot.PIKË!”, shkruan Rama./abcnews.al