PD i përgjigjet Ramës: Nuk ka frikë për virusin, por shqiptarët që duan ndryshimin

schedule13:33 - 1 Prill, 2021

schedule 13:33 - 1 Prill, 2021

Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili nga Rrogozhina gjatë një takimi elektoral akuzoi Lulzim Bashën për grumbullime.

Kryeministri i cilësoi takimet e kryedmeokratit si të turpshme dhe kriminale, ndërsa në një deklaratë, selia blu thekson se Rama nuk ka frikë virusin, por shqiptarët që duan ndryshimin.

Lexo edhe: Rama kritikon Bashën nga Rrogozhina për grumbullimet: E turpshme, një rrumpallë kriminale

 

“Rama nuk ka frikë për koronavirusin.  Ai ka frikë nga qytetarët shqiptarë që duan ndryshimin pas 8 vitesh dështime të tij.  Është koha që Shqipëria të fitojë dhe Rama të humbasë!” thuhet në deklaratën e PD. g.v/abcnews.al