PD i përgjigjet Ramës: Dakord për hapjen e listave 100%, heqja e koalicioneve hall i mazhorancës

schedule16:31 - 28 Korrik, 2020

schedule 16:31 - 28 Korrik, 2020

Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas reagimit të tij më të fundit në lidhje me hapjen e listave zgjedhore.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi në reagimin e tij thekson se PD është dakord për hapjen e listave, por heqja e koalicioneve parazgjedhore, pragu kombëtar për partitë e vogla dhe ndryshimi i zonave zgjedhore, nuk janë risi, por sipas tij halli personal i kryeministrit Rama.

Ndër të tjera Bardhi është shprehur se opozita e bashkuar është e gatshme të punojnë në një proces gjithëpërfshirës dhe të hapur, pa ndërprerje dhe pa asnjë vonesë.

Reagimi i plotë:

Heqja e koalicioneve parazgjedhore, pragu kombëtar për partitë e vogla dhe ndryshimi i zonave zgjedhore, nuk janë risi, por halli personal i ER me zgjedhjet e ardhshme dhe halli i krimit të organizuar me Qeverinë e ardhshme.

LEXO EDHE: Rama mesazh opozitës: Me 30 korrik votojmë hapjen e listave

Këtë nuk ta zgjidh dot PD dhe Opozita e Bashkuar, sepse ne koalicionin e kemi me qytetarët dhe atë jemi të vendosur ta ruajmë dhe ti shërbejmë vetëm interesit të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Aktet e njëanshme të koalicionit të krimit të organizuar marrin peng Shqipërinë dhe minojnë zgjedhjet dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Opozita e Bashkuar është 100 % dakord, për hapjen 100 % të listave të kandidatëve. Për këtë jemi të gatshëm të punojmë në një proces gjithëpërfshirës dhe të hapur, pa ndërprerje dhe pa asnjë vonesë./abcnews.al