PD i përgjigjet Manastirliut për tenderin e maskave: Lëri akuzat, por trego pse u blenë me çmime stratosferike

schedule16:36 - 18 Prill, 2020

schedule 16:36 - 18 Prill, 2020

PD ka vijuar akuzat ndaj qeverisë për tenderin 3.5 milion dollar për blerjen e maskave dhe mjeteve të tjera mbrojtëse pas përgigjes së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu.

Në një reagim të dytë, pas deklaratës së ish-deputetëve Vokshi dhe Alibeaj, demokratët theksojnë qeveria nuk ka dhënë asnjë përgjigje ndaj akuzave të tyre për tenderin sekret, përmes të cilit maskat dhe mjetet mbrojtëse janë blerë me shumicë me dyfishin e çmimit të pakicës.

Më parë reagoi edhe ministrja Manastirliu ku theksoi se në atë tender nuk ka asgjë të paligjshme.

Ndër të tjera, demokratët janë parashtruar këto pyetje për qeverinë:

1. A bleu qeveria 178 mijë maska me 8 mijë lekë copën, kur në farmaci ato kushtojnë 4 mijë lekë?
2. A bleu qeveria veshje spitalore me 28 euro, kur në treg kushtojnë gati 3 herë më pak, 9.6 euro?
3. A bleu qeveria, mbrojtëse për sytë me dyfishin e çmimit të tregut, nga 2.9 euro i bleu me 6 euro copën?
4. A i bleu qeveria edhe maskat spitalore me çmime të dyfishuara, nga 3.8 euro që janë në treg me 8 euro?

Më parë, demokratët denoncuan një tender të qeverisë për maska dhe mjete mbrojtëse duke theksuar se qeveria i bleu ato me shumicë me dyfishin e çmimeve që shiten me pakicë në farmacitë e vendit.

Reagimi i plotë
Sa herë kapet në vjedhje, në vend të transparencës, qeveria sulmon opozitën. Ministria e Shëndetësisë nuk jep asnjë shpjegim për blerjen me dyfish çmimin e tregut të pajisjeve mjekësore antiCOVID.

Nuk është koha e sulmeve bajate politike, qeveria duhet të japë përgjigje konkrete me një Po ose një Jo të thjeshtë.

1. A bleu qeveria 178 mijë maska me 8 mijë lekë copën, kur në farmaci ato kushtojnë 4 mijë lekë?
2. A bleu qeveria veshje spitalore me 28 euro, kur në treg kushtojnë gati 3 herë më pak, 9.6 euro?
3. A bleu qeveria, mbrojtëse për sytë me dyfishin e çmimit të tregut, nga 2.9 euro i bleu me 6 euro copën?
4. A i bleu qeveria edhe maskat spitalore me çmime të dyfishuara, nga 3.8 euro që janë në treg me 8 euro?

Qytetarët presin përgjigje për këto pyetje.

Ata nuk duan të degjojnë akuza dhe sulme banale politike, por kërkojnë të vërtetën e kontratave që qeveria i ka klasifikuar si sekret shtetëror.

Në vend të fjalëve boshe, Edi Rama duhet të bëjë diçka fare të thjeshtë: të publikojë kontratën e blerjes së këtyre materialeve! Pastaj qytetarët gjykojnë vetë kush thotë të vërtetën dhe kush vjedh!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!