PD i kërkon transparencë kryeministrit për takimin me “Gunvor”

schedule15:45 - 13 Mars, 2018

schedule 15:45 - 13 Mars, 2018

Edhe Partia Demokratike i kërkon kryeministrit transparencë, për ato që i quan lidhje me Rusinë. Nga selia blu, deputetja Oriola Pampuri, i ka kërkuar shefit të qeverisë, të zbardhë takimin që vetë pranoi, me pronarin e një biznesi rus, në listën e zezë të SHBA.

Oriola Pampuri: “Edi Rama pranoi drejtpërdrejt në TV mbrëmë, se ai është takuar me kompani ruse në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por ai, qëllimisht e anashkaloi emrin e kompanisë dhe detajet.

Edi Rama duhet të përgjigjet:

1. Kush i solli rusët e Gunvorit në zyrën e tij në Tiranë?
2. Çfarë u diskutua dhe u ra dakord me ta?
3. A ka Gunvor në Shqipëri një kompani të përbashëkt me Besnik Sulajn, mikun e ngushtë të Edi Ramës?
4. Çfarë marrëveshje ka bërë Edi Rama me Erdoganin për ndërtimin e Aeropotit të Vlorës nga një kompani që ndërton centrale bërthamore me kompani shtetërore ruse?

Gjithashtu Edi Rama duhet të përgjigjet:

1. Çfarë ka biseduar Damian Gjiknuri në Shën Petërsburg me Robert Noëikoskyn e Jurimexit, një personazh të cilësuar nga Senati Amerikan dhe Bashkimi Europian si person që rrezikon pavarësinë energjitike të Evropës?
2. Çfarë i është premtuar Jurimexit?

Të gjitha nyjet e drogës, krimit, pastrimit të parave, ndikimeve të paligjshme përfundojnë tek Edi Rama dhe familja e tij”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!