“PD humbi”, Salianji “thumbon” Berishën: Unë i besoj doktorit pas 25 Prillit

schedule19:58 - 1 Tetor, 2021

schedule 19:58 - 1 Tetor, 2021

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sonte nga Shkodra se pavarësisht “masakrës zgjedhore”, Partia Demokratike i humbi zgjedhjet e 25 Prillit. Por cfarë mendon Ervin Salianji?

Deputeti demokrat, u shpreh sonte në “Radarin Informativ” se i beson deklaratës së Sali Berishës pas 25 Prillit, që e cilësoi procesin “masakër elektorale”. “Unë e ndjek doktorin dhe një prej elementëve ka qenë statusi i tij i gjatë dhe qëndrimi për “masakrën zgjedhore”, ka qenë ndër të parët që ka bërë diagnozën e plotë të vjedhjes, zgjedhjet ose vidhen ose humben, unë i besoj doktorit pas 25 Prillit” tha ai.

Ndalur te shtyllat e aksionit opozitar dhe bashkëpunimi me shumicën socialiste, i pyetur për konsensusin që kërkon PS për ndryshimet Kushtetuese për zgjatjen e afatit të komisioneve të vettingut, Salianji tha “Për rastin e vettingut ne do të kemi një vendimmarrje pasi të njihemi.

Gjithçka duhet të bëhet pasi të kemi në fokus qytetarin. Do të kemi propozimet tona. Reforma territoriale, duhet të çojë akses në shërbime më të lehta për qytetarin. Cilat ishin qëllimet? Qëllimi ishte të kishte më shumë akses dhe më afër qytetarit, më pak numër të punësuarish dhe efikasitet më të madh”.

Po reforma zgjedhore? “Njëra është e qartë, e kemi nisur që tani, kemi adresuar të gjitha rekomandimet e OSBE-së për komisionin hetimor për “masakrën elektorale”.

PD ka bërë gati tre komisione hetimore, zgjedhjet, inceneratorët dhe cështja “Becchetti”, por cili është qëllimi? “Shterimi i të gjithë elementëve që kemi diskutuar dhe marrja e dokumentacionit të plotë për të nxjerrë përgjegjësitë për cdo shpërdorim.

Janë elementë që janë bllokuar qoftë në prokurori ku kemi çuar kallëzime para dhe pas fushatës apo janë bllokuar në kërkesat për informacion në KQZ apo KAS, që të gjitha ato elementë që janë bllokuar do të zgjidhen” deklaroi Salianji./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!