Protesta e opozitës zhgënjeu në pjesëmarrje dhe njëkohësisht ngjalli pakënaqësi nga qytetarët të cilët u hasën me rrugët e bllokuara pasiten e sotme.
I ftuar në studion e ABC News, analisti Skënder Minxhozi u shpreh se kultura e PD është rudimentare dhe ka iluzione që elita politike mund të riciklohet.
Gjithashtu, analisti u ndal tek figura e Berishës të cilin e theksoi si një bllokues të procesit të modifikimit të elitës politike.
“Kjo ka qenë një dilemë e vjetër në PD. Gjithmonë ka shkuar në fund fare kur është zgjidhur nga vektori I të dhunshmes dhe jo arsyes. Në PD kanë dashur ta fusin në arsye shumë personazhe, bashkëthemelues të PD dhe të gjithë kanë humbur. PD është I ndërtuar nga populizmi I skajshëm, gjuha e dhunës dhe urrejtjes, nuk ka kurrë bashkëpunime kur PD është në pushtet. Dhe këtë kulturë e ka marrë dhe pjesa tjetër. Pra të ushtrosh pushtet në mënyrë të plotë të pakontestueshme. Këtë kulturë e përfaqëson sot si një mbeturinë, si një rudiment, ajo pjesë e elitës politike që ka iluzione që mund të riciklohet dhe Berisha është rasti tipik. Mund të riciklohet dhe mund ta fus veten si një diversant dhe ta ndalojë rrotën e shoqërisë. Berisha mban te bllokuar procesin e modifikimit të elitës politike.”
Analisti Minxhozi e lidhi analizën e tij me situatën në PD dhe theksoi se kur ke pjesëmarrje të vogël në numër, bëhesh agresiv.
“ Ka dy faktorë, janë identifikuar me identikitin e kreut, i rrijnë atij pas cdo teze, e klonojnë, nuk e modifikojnë , thonë kështu e do i madhi. Ka një arsye tjetër madhore që pozita shkon drejt radikalizimit, pakësimi në numër I bën ata që mbetën më pak agresiv. Nëse ke 100 mijë veta në bulevard, u thua mos thyeni xhama. Kur mbetesh I vogël në numër, gjasat janë të bëhesh agresiv dhe është ky proces, sa më pak aq më të egër.” /abcnews.al