Në Shqipëri nuk ka konkurencë të hapur dhe 1 në 3 tendera jepen pa garë. Në këtë përfundim ka arritur edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, sipas denoncimit të Partisë Demokratike, si edhe disa institucione të rëndësishme ndërkombëtare si Departamenti Amerikan i Shtetit apo Gjykata Europiane e Auditit. Deklarata e ardhur nga selia blu, përmes drejtueses së Departamentit të Antikorrupsionit, Lealba Pelinku, përllogarit se kjo mungesë konkurrueshmërie për dhënien e parave publike, e përkthyer në shifra, zbulon se kryeministri Edi Rama i ka dhënë klientëve të tij në 1 vit, plot 70 milionë euro pa garë. Ndërkohe, Partia Demokratike thekson se kjo qeveri, e cila shpenzoi 91 milionë euro vetëm për fasadat e rilindjes urbane, gjysmën e këtij fondi, plotë 53.4 milionë euro i ka shpenzuar për karburant, si dhe 16 milionë të tjera për pajisje kancelerie dhe internet./abcnews.al