Ervin Salianji kritikoi fort drejtimin aktual të opozitës dhe strategjisë së saj politike. Gjatë një interviste në emisionin “Real Story” në ABC News, ai theksoi se PD po humbet fokusin nga përgatitja për zgjedhjet e ardhshme vendore, duke krijuar paqartësi në opinionin publik përmes qëndrimeve të lëkundura mbi dialogun me kryeministrin Edi Rama.
Sipas Salianjit, mungesa e një oferte të qartë politike, e kandidatëve dhe e ekipeve lokale tregon se partia nuk është në rrugën e duhur për shkak të problemeve të lidershipit.
“A nuk do të ishte më serioze nëse themi ‘shiko kjo bashkia ishte shumë e madhe, se nuk ka punë bashkitë e vogla’. Kjo puna tani vijnë, nuk vijnë, ulemi apo nuk ulemi në një tryezë me Edi Ramën nuk ka kuptim. Po, tani si do u themi demokratëve ne, nëse do të ulemi në një tavolinë me Edi Ramën?! Sepse para një muaji iu thamë që ne në tavolinë në Edi Ramën nuk ulemi. Sot, e di çfarë duhet të diskutonim ne, se cilët janë kandidatët, te kemi kandidatët për bashki, një vit nga sot janë në fushatë. Një vit nga sot PD do të përballet me zgjedhje, sepse nuk iu shmangesh dot zgjedhjeve në çdo rast.
Sot ne duhet të kishim në debatin publik, ofertën tonë politike, kandidatët tanë, të bënin ekipin lokal dhe të bënin propozimin për , të bënin ekipin lokal dhe të bënin propozimin për çdo bashki. Kurse këta, paradite thonë po shkojmë pak te reforma, pasdite thonë ‘jo se ta hedh’. Kjo është e paimagjinueshme si mund të gënjehesh nga Edi Rama për të 100-ën herë pas 13 vitesh. Ajo që shikoj unë është se PD nuk është në rrugën e duhur për shkak të lidershipit. Po të ulesh në tryeza me demokratët, ta bëjnë ndarjen territoriale, sepse janë marrë me beteja elektorale. E dinë më mirë se sa qëndrimin zyrtar që ka PD. I gjithë debati është, a do marrë pjesë PD, apo jo. Kjo sjell në opinion publik paqartësi dhe shpërqendrim të fokusit. Është edhe një element tjetër i rëndësishëm, pse këto foltoret që bëj unë janë ndryshe nga foltoret që bën kryetari i partisë?!”, tha Salianji.


