I ftuar në një lidhje “skype” në edicionin “Tirana Live” komentatori Arben Meçe foli në lidhje me situatën që ndodhet sot Partia Demokratike, e cila duket se është e ndarë në 3 pjesë.
Ai tha se nuk sheh asnjë mundësi që këto 3 pjesë të bashkohen dhe të krijojnë një parti që të jetë alternativë e fortë për të ardhur në pushtet në zgjedhjet e ardhshme, pasi në mes është “non grata” e Berishës.
Meçe shtoi po ashtu se nuk sheh që të ketë një bashkim edhe brenda PD zyrtare, mes krahut të Bashës dhe Bardhit.
Sipas tij në Shqipëri ka kohë që po kërkohet një alternativë e së djathtës euroatlentike, por këtë vakum u fut për ta plotësuar padrejtësisht Basha, që sipas tij ndryshim vetëm për një gjë nga Berisha që është deklaruar si euroatlantik.
Meçe tha po ashtu se Basha ka në kurriz edhe dy ngjarje të rënda, siç janë vrasjet e “21 Janarit” dhe “Rruga e Kombit”.
“Së pari ndarja mes Berishës dhe dy grupeve të tjera është thellë dhe ka të bëjë me non gratën. Unë nuk kam pritshmëri që do të ndodhë bashkimi.
Ndarja brenda PD, po ashtu është thelbësore sepse lidhet me statutin dhe disa parime qe grupi i PD zyrtare ndërtoi strategjinë e vet. Edhe këtu nuk shoh ndonjë pikë bashkimi.
Fraksionimi në 3 grupe është i ezauruar. Në Shqipëri po kërkohen alternativa të së djathtës euroatlentike.
Në këtë vakum, futet Basha në mënyrë të padrejtë për të mbushur këtë vakum. Nëse Basha me Bardhin do të kishin pika të përbashkëta, do të kisha shpresë, për një opozitë të djathtë me elementë rinj dhe orientim të qartë.
Dalja në skenë e Bashës, vetëm një gjë e dallon nga Berisha, deklarimi i tij si euroatlantik për të cilin unë nuk kam shumë besim. Berisha sikur të mos kishte non gratën, për mua ishte faktori që plotësonte të djathtën dhe mund të kishte perspektivë.
Jemi në këto kushte kur non grata e Berishës i ka hapur mundësi Bashës, por Basha e ka të pamundur të ngrejë opozitën.
Basha ka në kurriz dy ngjarje serioze, vrasjet e “21 Janarit”, ai duhet të tregojë nëse ishte apo Berisha që kreu vrasjet në Bulevard, apo nuk po e ndan një gjë të tillë. Dhe ai ka në kurriz po ashtu “Rrugën e Kombit”. Humbje 1.4 miliard euro të Shqipërisë. Ka probleme edhe për çështjen e detit.
Vrasja e “21 Janarit” është krim shtetëror. Basha ka qenë juridikisht personi i drejtpërdrejt për vrasjen e “21 Janarit” u shpreh Meçe.r.t/abcnews.al