PD e Durrësit voton kandidatët, Xhaferaj: Emrat po zgjidhen me një proces demokratik

schedule16:23 - 3 Tetor, 2020

schedule 16:23 - 3 Tetor, 2020

PD e qarkut të Durrësit votoi sot për kandidatët e propozuar nga anëtarësia për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit.

Në listë ishin 45 emra të cilët kandidojnë katër degë për 14 mandate deputetësh në rang qarku.

Kreu i PD-së së Durrësit, Ferdinand Xhaferaj u shpreh se kjo është hera e parë që baza i imponohet krerëve të partisë për kandidaturat për deputetë duke e bërë kështu këtë lloj përzgjedhjeje një organizëm demokratik.

“Është një mekjanizëm i ri demokratik që aplikohet për herë të parë në politikën shqiptare, të cilin po e bën PD pas konsultimit me partitë simotra europiane.

Wshtë hera e parë që lëvizja vjen nga poshtë-lartë. Wshtë baza që i imponohet lidershipit të qendrës për kandidaturat që nuk janë të pëlqyra. Ka shumë pjesëmarrje dhe po përpiqemi të jemi në ballë të reagimit qytetar për të bërë ndryshimin që e presin të gjithë”, tha Xhaferaj.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi theksoi se ka një pjesëmarrje të madhe të anëtarëve të partisë për të dhënë pëlqimin apo mos pëlqimin e tyre për kandidatët për deputetë në qarkun e Durrësit.

Bardhi theksoi se lista e Durrësit është e denjë dhe do të jetë ekipi më i mirë për të përfaqësuar këtë qark në Parlament.

Në fund të procesit lista e kandidatëve për deputetë u votua në bllok nga anëtarët e Partisë Demokratike në degën e Durrësit.

Bylykbashi, që udhëhoqi reformën zgjedhore si anëtar i Këshillit Politik prej 14 janarit, dje rezultoi me mbështetjen më të madhe nga anëtarësia e PD gjatë votimit të kandidatëve për deputet, 97% e demokratëve te Durrësit shin pro tij e vetëm 3% kundër. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!