“PD drejt shkrirjes, Berisha nuk ka shpëtim”, Meçe: Salianji i duhet si viktimë

schedule13:44 - 11 Nëntor, 2024

schedule 13:44 - 11 Nëntor, 2024

Për analistin Arben Meçe PD e Berishës është drejt shkrijes, ndërsa për këtë të fundit nuk ka shpëtim me drejtësinë. Meçe tha për ABC News se Salianji në burg, i duhet Berishës si ‘viktimë’, dhe mekanizimi dhe sistemi propagandës së tij mbështetet mbi manipulimin ndaj opinionit publik.

“Saliu është i detyruar të ngrejë në qiell Salianjin, ai e ka marrë goditjen nuk ka kthim pas. Nuk fitoi drejtësinë se fakti është i provuar.

Berishës Salianji i duhet si viktimë, mekanizimi dhe sistemi propagandës së tij mbështetet mbi manipulimin ndaj opinionit publik, me strategji që ka që në ‘90 që i bën dhe sot e ka kthyer PD në sekt.

Është e qartë cfarë do të ndodhë, PD e Berishës po shkon drejt shkrirjes se nuk ka shpëtim për Berishën”- përfundoi Meçe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!