PD dorëzon nismën për uljen e TVSH-së për “shportën”

schedule11:54 - 26 Tetor, 2021

schedule 11:54 - 26 Tetor, 2021

Nënkryetarja e PD-së dorëzoi në Kuvend nismën për uljen e TVSH-së nga 20 në 6% për produktet e shportës për të ndihmuar qytetarët.

Një gjë të tillë, Jorida Tabaku u shpreh se e kanë bërë edhe shumë vende të BE-së prandaj kërkoi që ta bëjë edhe qeveria shqiptare.

Kjo është një nismë politike që vjen në ndihmë të qytetarëve, nuk është populiste, por është në dobi të qytetarëve.

Lexo këtu projektligjin e plote per uljen e TVSH-se

Ulja e TVSH-së do të ndihmojë shtresat në nevojë për të rritur konsumimin e tyre. Shumë vende të BE-së kanë ulur TVSH-në edhe për energjinë. Propozimi që ne kemi është shumë i thjeshtë dhe konkret” tha ajo.

Një nismë e tillë është kundërshtuar nga qeveria./ Abcnews.al