Partia Demokratike deklaron se makina e djegur në protestë dhe policët e plagosur janë skenar i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.
Kështu deklaron Partia Demokratike nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi. Në një postim në Twitter, Bardhi shkruan se ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj sajoi skenarë me djegie makinash false e policë “të dhunuar” për të mbuluar frikën e shefit të tij të vetmuar.
“Pas grabitjes në Rinas, djegia e makinës false dhe policë “të dhunuar” është “suksesi” i dytë i Llesh Kimikut në 3 ditë”, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike sipas të cilit sot, opozita është shumicë morale dhe politike.
“Nuk ka kthim pas”, e përfundon reagimin e tij Gazment Bardhi në rrjetin social Twitter./abcnews.al