Propozimi për të bërë Vetting për politikanët nuk ka nevojë për zgjatje dore, thirrje për ulje në tryezë siç pretendon kryeministri Edi Rama. Pasi për kryetarin e Partisë Demokratike ka vetëm një rrugë: atë të votimit.
“Ligji është negociuar një herë, ky është një ligj i njëjtë me atë të gjyqtarëve. Gjuha e ligjit është e njëtë. Nuk ka mbetur asgjë për t’u negociuar. Kjo ose votohet ose rrëzohet. Ne do të votojmë pro”.
Por nuk mjafton vetëm Vettingu sipas kreut demokrat. Që politika të pastrohet ai kërkon aksion popullor.
“Së bashku me vettingun është i nevojshëm edhe një aksion popullor. Opozita është pro pastrimit të drejtësisë dhe politikës nga krimi. Ligji që sapo kemi dorëzuar në kuvend ka për qëllim që ministri i Brendshëm, ai i Drejtësisë por edhe kryeministri të mos ketë lidhje me krimin”.
Në pr/ligjin e paraqitur nga Partia Demokratike në Kuvend kërkohet që në Vetting të kalojnë deputetët, kryetarët e bashkive, drejtuesit e insitucioneve dhe anëtarët e institucioneve kushtetuese që emërohen nga Kuvendi.
Bashkë me ta, në Vetting do të kalojnë edhe kryeministri dhe ministrat, por jo familjet e tyre./abcnews.al