PD denoncoi tenderin e ushqimeve, SPAK merr të pandehur 3 zyrtarë të “Mbrojtjes”

schedule16:55 - 1 Mars, 2021

schedule 16:55 - 1 Mars, 2021

Prokuroria e Posaçme Kundër korrupsionit dhe Krimit ka marrë të pandehur tre zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes lidhur me tenderin e ushqimeve që denoncoi vitin e kaluar Partia Demokratike.

Gazetari i ABC, Ermal Vija raporton se SPAK do të hetojë Ylli Imerin, Dafina Keçën dhe Andrea Dapajn, të tre anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

Pas hetimeve që SPAK bëri për denoncimin e PD-së për tenderin e ushqimeve vendosi të merrte të pandehur tre zyrtarët.

Për tenderin u mor në pyetje edhe Olta Xhaçka, asokohe ministre e Mbrojtjes. PD-ja akuzoi kryeministrin dhe ministren e Mbrojtjes se dhanë një tender 1,5 milion euro për furnizimin me ushqime të Rezervave të Shtetit pa garë.

Po sipas PD-së, nga 35099 kompani shqiptare tenderi iu dha një kompanie filal nga Maqedonia, e cila po sipas selisë blu shtoi si objekt tregtimin e ushqimeve vetëm pak ditë para shpalljes së tenderit./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!