PD: Dekani i Fakutetit të Drejtësisë i bën presion studentëve

schedule14:06 - 16 Janar, 2019

schedule 14:06 - 16 Janar, 2019

Kjo video e regjistruar nga studentët në një takim me Dekanin e Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha, i cili i kërkon studentëve të ndalojnë ngujimin dhe bllokimin e Universitetit solli reagimin e Partisë Demokratike, e cila përmes këshilltarit të saj ligjor Gazmend Bardhi, asaj që quan presion kriminal ndaj studentëve nga një pseudo-pedagog që rreshtohet krah pushtetit, i vesh argument financiare të ish gjyqtarit Hoxha.

Artan Hoxha ka arsye për t’i shërbyer Edi Ramës, jo vetëm për mbështetjen që ky i fundit i ka dhënë në karrierën e tij profesionale, por mbi të gjitha për paligjshmëritë e së shkuarës.

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë Artan Hoxha, sot Dekan i Fakutetit të Drejtësisë, ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje për habinë që shkaktoi përgjigja e tij përpara Parlamentit për dhurimin nga i vëllai të 200 mijë dollarëve, të cilave nuk i dihej burimi”. 

Ishte viti 2011 kur presidenti i kohës Bamir Topi propozoi Artan Hoxhën për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, post të cilin Hoxha nuk e mori për shkak të problemeve në mospërligjjen e pasurisë.

“Artan Hoxha ende nuk ka dhënë përgjigje për pasurinë e tij të paligjshme, sesi brenda pak kohësh, me kursime familjare, arriti të blinte një apartament me sipërfaqe 120 m2 në Tiranë, një apartament tjetër në plazhin e Golemit në Kavajë dhe një sipërfaqe toke 700 metër katrorë në zonën turistike të Qerretit në Kavajë”.

Është pikërisht kërkesa e studentëve për shtrirjen e vettingut edhe tek pedagogët ajo që tremb Artan Hoxhën, sipas demokratëve, arsye që e çon atë të kërcënojë studentët që kërkojnë arsim cilësor, ulje të tarifave dhe largimin e pedagogëve të korruptuar nga bota akademike, përfundon selia blu./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!