PD cakton Mark Markun drejtues politik në Lezhë

schedule10:13 - 18 Janar, 2021

schedule 10:13 - 18 Janar, 2021

Mark Marku do të jetë drejtues politik i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës. “ABC” mëson lajmin e caktimit nga burime pranë selisë blu.

Pedagogu ka qenë më parë deputet i PD-së, ndërsa së fundmi Lulzim Basha i kishte besuar një vend mes anëtarëve të vlerësimit të kandidaturave për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti.

Përballë nga socialistët në Lezhë, Marku do të ketë ish-ministren e Arsimit, aktualisht deputete e PS-së, Lindita Nikolla.

Deri tani Lulzim Basha ka zyrtarizuar disa nga drejtuesit politikë në qarqe, nga Shkodra ku do të jetë Helidon Bushati, Gazmend Bardhi në Elbasan, Enkelejd Alibeaj në Fier, Bujar Leskaj në Vlorë, Edi Paloka në Durrës./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!