PD bojkot, Kushtetuta blen sërish biletë për në “Venecia”

schedule19:31 - 5 Nëntor, 2021

schedule 19:31 - 5 Nëntor, 2021

Partia Demokratike refuzoi këtë të premte të bëhej pjesë e mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit për ndryshimin e Kushtetutës. Ky vendim u mor  pasi PS nuk pranoi që cështja e mazhorancës zgjatja e afatit të vettingut dhe cështjet e opozitës, vetting në politikë, reformë zgjedhore dhe territoriale të bashkohen.

Socialistët ju dhanë disa pyetje ekspertëve të thirrur, si dhe vendosën të kërkojnë sërish një opinion nga Komisioni i Venecias. Fatmir Xhafaj nuk e votoi këtë kërkesë, duke përsëritur fillimisht duhet bërë një analizë se cfarë ndodhi këto 5 vjet me vettingun në drejtësi, përpara se t’u zgjatet mandati me 1 vit e gjysmë.

LSI nuk e bojkotoi mbledhjen, edhe pse zyrtarisht deklarohet opozitare, duke konfirmuar se oponenca e saj është e ndryshme nga ajo e demokratëve./ Abcnews.al