Votat e Greqisë/ PD humb edhe në KAS. Pranohet kërkesa e PS

schedule14:38 - 13 Maj, 2025

schedule 14:38 - 13 Maj, 2025

TIRANË-Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ pasi dëgjoi pretendimet e palëve e PS dhe PD në mbledhjen e sotme mbi pretendimet e votave nga Greqia, vendosi të rrëzojë vendimin e Ilirjan Celibashit, duke i hapur rrugë numërimit të votave.

Më herët, Partia Socialiste kërkoi nga KAS shfuqizimin e aktit të kreut të KQZ Ilirjan Celibashit, i cili parashikonte që çdo zarf nga diaspora që kontestohet, të lihet mënjanë me një kuti të posaçme.

Pas vendimit të KAS, pritet që ky ngërç të vihet në shinat e duhura dhe me vullnetin e palëve, procesi i numërimit të votave të Greqisë të vijojë normalisht/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!