PD bllokoi rrugën, badigardët shoqërojnë me vrap eskortën e Ramës

schedule15:30 - 27 Prill, 2019

schedule 15:30 - 27 Prill, 2019

Situatë tensioni në Elbasan gjatë kalimit të eskortës së Kryeministrit Rama. Një grup banorësh të mbështetur edhe nga përfaqësues të PD, kanë tentuar të bllokojnë rrugën me qëllim pengimin e mbërritjes së kryeministrit në aktivitetin “Bashkia që Duam”.

Forcat Speciale, policia, dhe civilë u është dashur të mbajnë me forcë protestuesit që deshën të bllokonin rrugën, ndërkohë që bodigardë kanë shoqëruar eskortën e Kryeministrit me vrap në të dy anët deri sa është kaluar segmenti me protestues.

Gjatë protestës policia ka tentuar të shoqërojë ish-deputetin Spaho dhe ish deputetë të tjerë të PD-së por nuk janë lejuar nga protestuesit. Ende nuk ka njoftim për të lënduar, por pritet që të ketë të shoqëruar, pasi policia e ka cilësuar si të paligjshëm tubimin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!