Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PD bindet të hyjë në komisione/ Dorëzon 4 emrat, nesër shkon në Kuvend

schedule17:59 - 23 Shtator, 2025

schedule 17:59 - 23 Shtator, 2025

“Beteja ndaj narkoshtetit hyn në një fazë tjetër.”

Loja mbaroi. Opozita bindet të hyjë në komisione parlamentare. Berisha ishte për kaos, por ndryshe flet e ndryshe bën. Çoi Bardhin tek Peleshi për t’i dhënë emrat e kryetarëve, nënkryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve parlamentare.

Këto emra do të votohen të mërkurën në seancë plenare.

Kësaj radhe, Bardhi i përjashtuar, doli pa frikë të flasë, sepse porosinë e kreu dhe gjithsesi në seancë nuk do të jetë.

“Erdhëm për të caktuar perfaqësite e opozitës. Sigurisht që i kemi depozituar emrat e opozitës për komisionet parlamentare. Nuk do të lëmë asnjë hapësirë bosh”

Por Bardhi paralajmëroi se para se të votohen, edhe Sali Berisha do rebelohet.

“Mos prisni një opozitë të vdekur aty. Nese shkelet rregullorja nga mazhoranca, ne do të reagojmë me çdo formë”

Po Niko Peleshi kur do të shkarkohet si kryetar kuvendi?

“Nuk ishim sot tek Z.Peleshi për të folur për këtë çështje”

Tashmë, Bardhi e kreu detyrën e parë si kryetar i rikonfirmuar i grupit parlamentar, por përpara ka beteja të tjera. Të parën, për komisionet të cilat i çoi në Gjykatën Kushtetuese. Por doktori s’mund t’i linte me muaj bosh ato, ndaj për to duhet të presë vetëm Gazi.

Të dytën, personale, me Diellën virtuale, të cilën e ka çuar për divorc po në Gjykatën Kushtetuese. Edhe ky divorc duket do të marrë kohë, pasi Bardhi do të rikthehet në seancën tjetër, dhe në mos do të gjejë Diellën Virtuale, mund të merret me Zegjinenë Reale.

Një gjë është e sigurt: Bardhi me burrat e gjen gjithmonë marrëveshjen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!